• kursi prane Artistike Zadrima

    Perfundoi projekti ne Artistike Zadrima

    Perfundon kursi "Promovimi i gruas dhe mikrondërmarrjeve femerore në veri të Shqipërisë"

    Në periudhën Korrik  2016 – Shtator 2018, Qendra e Artizanatit, në bashkëpunim me Caritasin Dioqezan Lezhë dhe shoqatën Italiane VIDES kanë zbatuar projektin “Promovimi i gruas dhe mikrondërmarrjeve femerore në veri të Shqipërisë”

    Projekti është financuar nga CEI (Konferenca Episkopale Italiane), ku gjatë të cilit janë bërë kurse profesionale në fushen e artizanatit dhe rrobaqepësisë.

    Gjatë kësaj periudhe pranë Qëndrës së Artizanatit janë trajnuar dhe çertifikuar 50 gra në fushën e Artizanatit dhe Qëndistarisë.

    Çertifikatat janë lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Tiranë dhe njihen ne nivel kombëtar si dhe në vende të tjera me të cilat shteti Shqiptar ka një marrveshje të përbashkët.