fbpx
  • Artistike Zadrima ne portalin e turizmit Into Albania

    Qendra e Artizanatit Lezhë është përfshirë në vendet më të bukura dhe më të rëndësishme për të vizituar Shqipërinë e Veriut.

    Portali turistik “Into Albania” ka përfshirë së fundmi qendrë tonë ndër vedet më interesante për t’u vizituar. Në artikullin e dedikuar për Qendrën tonë flitet për llojet e pëlhurave që kemi, produktet e ndryshme që ne paketojmë dhe, përmes fotove të ndryshme, dokumentohet bukuria dhe cilësia e asaj që bëjmë.

    Qendra jonë punëson aktualisht 20 gra nga rajoni i Zadrimës.

    Aktive që nga viti 1993, gjatë viteve më shumë se 50 gra kanë gjetur punë dhe 100 të tjerë janë trajnuar në fusha të ndryshme.

    Për të lexuar artikullin në tërësi dhe për të pasur më shumë informacione se çfarë të vizitoni në Shqipëri, ju ftojmë të vizitoni faqen e internetit të portalit “Into Albania” https://www.intoalbania.com ose në faqen e tyre të Facebook https://www.facebook.com/intoalbania.x/