Punishtja e Artizanantit është ngritur fillimisht në vitin 1992 Në fshatin Blinisht të Qarkut Lezhë.  Pas rënies së rregjimit shume banorë të kësaj zone u gjenden të papunë dhe pa mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Ndërkohë që burrat morën përsipër sfidën e emigrimit, gratë të gjendura vetëm përballë vështirësive të përditshe, iu dësh që të bashkoheshin për të qenë më të forta. Dukë qenë se punësimi ishte pothuajse i pamundur, vetëpunësimi mbetej e vetmja rrugë  për tu ndërmarrë.

Inisiatoria e parë isht Znj. Tereze Gega e cila mendoi që këtë traditë të vecantë të tezgjahut e cila karekterizon zonën e Zadrimës, ta praktikonte jo thjesht si një zakon por si një zanat i cili mund të gjeneronte të ardhura.  Kësaj inisiative iu bashkuan edhe disa gra të tjera të fshatrave përreth dhe keshtu, me ndihmen e Misionit Katolik dhe don Antoino Sciarres, u ngrit një punishte e vogël ku fillimisht u punësuan 5 gra. Situata e veshtire ekonomike, mentaliteti mbytës për gratë, bëri që kjo mundësi të ishte një dritare e hapur , ndaj dhe motivimi për t’ia dalë mbanë, ishte maksimal.

Shumë shpejt stili i vecante, larmia e ngjyrave si dhe cilësia e këtyre produkteve, filloi të tërhiqte vëmendjen e të huajve dhe vendasve. Shumë të huaj që vinin të vizitonin Shqipërinë vinin deri në atë fshat të vogël për të blerë dicka artizanale dhe autentike shqiptare. Edhe emigrantët filluan ti blinin për të marrë me vete dicka nga toka e tyre. Ky aktivitet u fuqizua edhe me tepër kur shume restorante i besuan kësaj punishteje te vogel arredimin me produkte Artizanale.

Duke pare kerkesat e tregut në rritje u mendua që aktiviteti të trasferohej në qytetin e Lezhës. Kjo u bë e mundur në vitin 2006.

Eksperienca e gjate e punës si dhe talenti i Znj Tereza,  ka berë të mundur qe të zgjerohej vazhdimisht gama e produkteve. Frytdhënëse kanë qenë edhe  bashkëpunimet me shumë organizata vendase dhe të huaja si dhe pjesmarrja në dhjetra panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për më shumë se 20 vjet, në këtë qëndër kanë punuar më shume se 50 gra në periudha të ndryshme.  Janë trajnuar në fushën e Artizanatit dhe të rrobaqepësisë rreth 100 gra. Bashkëpunimi i ngushte mes tyre dhe miremenaxhimi ka bërë të mundur që të ky aktivitet ti rezistojë kohës duke u bërë gjithnjë e më i kërkuar dhe i vlerësuar nga komuniteti.

Sot është një qëndër e cila është vlerësuar më cmime të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar pasi garanton vazhdimësinë e një trashëgimie kulturore të vecantë të rajonit të Lezhës, por mbi të gjitha sepse ka qenë një derë e hapur dhe një mundësi për shumë gra në nevojë të cilat vazhdojnë të gjëjnë një mbështeje  pranë kësaj qëndre.

Rrugëtimi ynë vazhdon, ambicia jonë është akoma më e madhe. Projekti ynë i ardhshëm është të krijojmë një markë për produktet tona dhe  të arrijme tregjet ndërkombëtare.

Të ringjallim traditat e vjetra në bashkepunim me komunitetin lokal

Të jemi leader në fushen e prodhimit të produkteve artizanale, për cilesinë e produkteve, për bashkëpunimin me organizatat vendase dhe të jashtme.

Albaniaitaly