fbpx

PERMBAJTJA

Çanta është tërësisht e punuar me dorë . Materiali nga i cili është përberë është pambuk, i cili është i përshtatshëm për ruajtjen e temperaturës dhe humiditetit ideal për aparatet elekronike. Sidomos është e bute në perdorim dhe nuk cënon aspak në gërvishtje.

PERPUNIMI

Çanta është e punuar me dorë nga gratë e fshatrave përreth Zadrimës të cilat bashkëpunojnë me Qendrën tonë. Pasi pëlhuara është endur, në punishte i jepet formë dhe e adaptojmë atë sipas dimensioneve të nevojitshme. Këllëfi i brëndshëm është i adaptuar në ngjyre sipas copës të endur. Rripi i saj lejon te mbahet në sup thjesht me komoditet.

PERMASAT

Përmasat janë te përshtatshme për kompiutera 13 ose 15 polsh. Nëse dëshironi, me porosi mund të krijojmë edhe për përmasa të tjera. Na kontaktoni!

KATEGORIA

Kjo çantë ka lindur për transportin e kompjuterave. Megjithatë shumë mirë adaptohet edhe thjesht si çantë pak më e gjerë se zakonisht apo nëse jeni duke organizuar ndonjë piknik ose eskursion dhe ju duhen çanta komode dhe të bollshme.